Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

Një 64 vjeçar ka ndërruar jetë pasi një kolonë e banesës të cilën 64 vjeçari ka qenë duke sistemuar është shembur dhe për pasojë 64 vjeçari ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës.

Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.