Sot është Dita Botërore e Poezisë, MASH inkurajon vazhdimisht të rinjtë të lexojnë dhe të shprehen përmes kësaj forme letrare

Popullarizimi i poezisë si formë letrare dhe shprehje më e lartë gjuhësore është një nga qëllimet drejt të cilit janë drejtuar përpjekjet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën aktuale. Duke i pranuar të rinjtë për të lexuar dhe krijuar vepra letrare personale, nxitet imagjinata e tyre, por edhe krijimtaria si karakteristikë bazë që kontribuon në rezultate pozitive dhe prosperitet personal..
Sot është Dita Botërore e Poezisë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall rezultatet e konkursit të dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për përzgjedhjen e poezisë më të mirë, i cili u publikua muajin e kaluar në bashkëpunim me festivalin e poezisë “Mbrëmjet Strugane të poezisë ”, dhe pikërisht me rastin e shënimit të kësaj dite.
MASH dhe festivali i poezisë “Mbrëmjet Strugane të poezisë” shprehin mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit në gara dhe i urojmë fituesit.. Numri i veprave personale të dorëzuara tregoi se ka një interesim të madh tek të rinjtë për të krijuar, gjegjësishtë për t’u shprehur përmes kësaj forme letrare.
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Poezisë, gjatë këtij muaji gjatë mësimit të gjuhës amtare në shkolla u mbajt një orë e veçantë kushtuar festës së poezisë, gjatë së cilës nxënësit u njohën më hollësishtë me një nga artet më fisnike dhe madhështore të fjalës së shkruar.Para të rinjve u prezantuan shembuj nga poetët më të njohur botërorë dhe vendas, si dhe rëndësia e “Mbrëmjeve strugane të poezisë” si një nga festivalet më të rëndësishme të poezisë botërore, si dhe u lexuan vargje nga fituesit e sivjetshëm të “Kurorës së Artë” dhe “Urat e Strugës” si mirënjohjet më të larta që ndahen në këtë festival.