Shefi u shtabit zgjedhor të Lëvijes BESA, Sedat Sulejmani ka ironizuar partitë dhe insdividët që iu bashkuar koalicionit “Fronti Evropian”.
“Sa të poshtërojka interesi! Nje ditë më parë thurish lavde per Erdoganin, diten e nesërme për interesa personale bëhesh bashk me GYLENISTËT!”, ka shkruar Sulejmani në Facebook.
Ndryshe, BDI nën siglën Fronti Evropian ka nëshkruar marrëveshje me PDSH-në e Menduh Thaçit, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepi Zejdit, PDE-në e Arjanit Hoxhës, me Partinë Demokratike Turke, me Partinë e Unionit të Romëve, dhe Lëvizjen e Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, z. Salih Murat dhe Sulejman Baki.