Shqipëria luajti ndeshjen e saj të fundit miqësore kundër Suedisë mbrëmjen e së hënës, të cilën e humbi minimalisht 1-0.

Lojtarët përfunduan në Stokholm detyrën e tyre me Kombëtaren, por puna e Silvinjos sapo filloi.

Të nesërmen, braziliani së bashku me stafin e tij, Pablo Zabaletën dhe Dorivën, udhëtuan drejt “Santiago Bernabeut”.

Silvinjo ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur miqësoren mes Spanjës dhe Brazilit.

Kreu i pankinës së kuqezinjve zgjodhi kështu të studionte nga afër kundërshtarin më të vështirë që do të kenë në fazën e grupeve në Euro 2024.

Shqipëria do të luajë me Spanjën më 24 qershor në Dyzeldorf.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume