Të paktën 16 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas sulmeve me dronë dhe raketa në rajonet ukrainase të Odesës dhe Vinitsjas, thanë zyrtarët lokalë më 15 mars. Ndërkaq, në rajonin kufitar rus të Belgorodit dhe një rafineri në rajonin Kaluga raportohet se janë shënjestruar sërish nga dronët dhe raketat.
Sulmet me raketa ruse në Odesa lanë të vrarë 14 persona dhe plagosën të paktën 46 të tjerë, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Kiper, në një postim në Telegram.
“Si rezultat i sulmeve ruse me raketa, 14 persona janë vrarë, përfshirë banorë lokalë, një mjek dhe punëtorë të shpëtimit”, tha Kiper, duke shuar se në mesin e 46 të plagosurve ishin edhe shtatë punëtorë të shpëtimit, shkruan REL.