Oficerët e sigurisë somaleze patrullojnë pranë ndërtesës së hotelit SYL, i cili u sulmua të enjten nga rebelët ekstremistë islamikë al-Shabab në Mogadishu, Somali, të premten 15 mars 2024. FOTO: AP

Tre persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën në një “sulm terrorist” në një hotel pranë pallatit presidencial të Somalisë të enjten, ka raportuar transmetuesi shtetëror i vendit Televizioni Kombëtar Somalia (SNTV).

Sipas SNTV, pesë persona të armatosur sulmuan hotelin SYL në kryeqytetin Mogadishu të enjten mbrëma. Të pesë u qëlluan dhe u vranë nga forcat somaleze të sigurisë, citon SNTV të ketë thënë policia somaleze, transmeton klankosova.tv.

SNTV shtoi se shumë njerëz të tjerë, përfshirë zyrtarë qeveritarë, u evakuuan nga hoteli nga forcat e sigurisë.