Ushtria izraelite ka njoftuar se një ushtar i saj është vrarë në bastisjen në spitalin Al-Shifa, ku thotë se ka shkëmbyer zjarr me luftëtarët e Hamasit.

Vdekja e ushtarit, rreshterit 20-vjeçar Matan Vinogradov, e çon numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë të vrarë në luftën e Gazës në 250.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se bastisja në spitalin Al-Shifa ka vënë në rrezik jetën e mijëra civilëve palestinezë të strehuar atje.

Ushtria izraelite ka bërë thirrje për të gjithë civilët pranë Al-Shifa që të largohen nga atje.