Gazetari Valon Syla ka komentuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ta urdhëruar Agjencinë Kadastrale për t’ia bartur pronësinë e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.

Syla ka shkruar në Facebook se Kurti ka dashur “të hyjë në histori si shqiptaromadh”, por po del si Dritan Abazoviqi, ish-kryeministri i Malit të Zi.

”Kishe parimor… e burrë i fortë me gjyks pule e fali Manastirin ditën e parë të Ramazanit. E more Albin Kurti… deshte me hy ne histori si shqiptaromadh, e dole si vendasi i yt Abazoviqi, se edhe ai e ka fal si ti… por ai në Mal të Zi, e të në Republikën e Kosovës, që e ke njoftë ti si shtet, mas 110 njohjeve të shteteve të tjera… More rrenc… Nginu Vetëvendosje se na patët lodhë”, ka shkruar Syla.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume