Shpesh njerëzit janë kreativë për të realizuar diçka interesante, e sidomos kur duan të dallohen nga të tjerët.

Së fundmi, një burrë është parë me një bluzë unike me kod QR në koncertin e Ed Sheeran në Mumbai.

Sipas mediave të huaja, 22 vjeçari i identifikuar si Hardik, kishte veshur bluzën me kodin QR dhe një tekst ku thuhej “Për beqarët”.

Është interesante se skanimi i kodit nga një telefon zbuloi profilin e tij në Tinder.

Interneti mbeti i befasuar me kreativitetin e burrit dhe e vlerësoi zgjuarsinë e tij.

Bëhet e ditur se postimi është bërë viral dhe ka gjeneruar një sërë përgjigjesh argëtuese.

“Edhe Al do të ketë frikë nga ky djalë”, shkroi njëri nga ta.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com