Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai se interesimi është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet vetëm përmes një kontrate.

“Gara e ardhmëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”, tha Vuçiq gjatë një vizite në Institutin Tekniko-ushtark në Beograd. Duke folur për prodhimin e brendshëm, Vuçiq tha gjatë ekspozimit të pajisjeve ushtarake se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti. Ai tha se plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fletues pa pilot “Sparrow”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume