Kryeministri Talat Xhaferi i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i NP për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi, kontrolloi punët e Korridorit 8 dhe aksit nga Gostivari deri në Kërçovë. Nga lokacioni më Banjicë të Epërme ai tha se bëhet fjalë për mega-projekt i cili realizohet në 30 vitet e fundit dhe përfundimi i të cili pritet të jetë në vitin 2027.

“Projekti përfshin aksin Tetovë – Gostivar, Kërçovë – Trebenishtë – Qafë Thanë, nga ana tjetër në Shqipëri tahsmë po punohet aksi nga Elbaani deri nl kufi, kështu që projekti është nga Korridori 8 i cili është lidhje mes Adriatikut dhe Detit të Zi. Kjo tregon e ky korridor është me rëndësi të veçantë. Paralelisht me këtë shkon aksi i Korridorit 10d Gradsko – Prilep – Manastir, kështu që shteti merr infrastrukturë me cilësi çfarë do të duhej të jetë infrastruktura rrugore. I ruoj të gjithëve, punë të suksesshme dhe të presim të gjithë së bashku në vitin 2027 të jemi të pranishëm në inaugurimin e projektit”, tha Xhaferi.

Ai hfaqi optimizëm në realizimin e projektit, sepse siç tha, kryesi i punëve nuk është i panjohur duke pasur parasysh se tashmë kanë realizuar projekte të këtilla dhe që sipas tij është vërtetim se me kohë dhe në mënyrë cilësore do t’i përfundojnë punët. Kryeministri theksoi se shteti do t’i sigurojë të gjitha parakushtet për punë të papengueshme.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarki pas kontrollit të punëve përmendi se është i kënaqur nga realizimi i ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10d, për të cilat tha se është projekti më i madh kapital që nga pavarësia e vendit.

Ai përmendi se tashmë janë miratuar projekte urbanistike për aksin Tetovë – Gotivar dhe po punohet në eksprpprijimin e pronës për autostradën e re. Njeriu i parë i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve theksoi se në mbledhje të Qeverisës është miratuar edhe një pjesë e traesë nga Gotivari drejt Bukojçanit dhe një pjesës e trasesë së aksit 4 në autostradën Prilep – Manastir, pjesës e Korridorit 10d.

Sipas drejtorit të NP Rrugët shtetërore, Ejup Rrutemi, modeli i ri i ndërtimit të autostradës në Maqedoni të Veriut jep rezultate më të mira dhe mundëon tempo të përforcuar të punës.

Në pyetjen për kërkesat e banorëve nga fshatrat banjicë e Poshtme dhe e Epërme për t’u ndërtuar kamp për punëtorët ndërtimorë në hapësirën e depove të vjetra ushtarake dhe paralajmërimeve sse do ta bllokojnë punën në terren, kryeministri Xhaferi përmendi se për sot ka caktuar takim, sepse siç theksoi, ai është obligim që të bisedojmë dhe të përmbushen kërkesat e të gjitha palëve.

Drejtori përgjegjës i projektit në konsorciumin Behtel dhe Enka, Xhoshua Bejker përmendi se për momentin janë punësuar rreth 400 persona nga të cilat gjysma janë banorë lokal, ndërsa 11 për qind janë gra.

Vizitën në Gostivar, kryeministri teknik e vazhdoi me takime në spitalin e përgjithshëm dhe kontroll në punët e rrugës mes fshatrave Debresh dhe Zdunje.