E reja ndiqej nga policia me shpejtësi të paktën 130 km në orë pas një mbrëmjes ku pranoi se kishte konsumuar alkool.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Më pas Zuzanna Kozlowska kishte kaluar me të kuqe në semafor, parakalonte makina sa majtas e djathtas, pa e kuptuar se policia po e ndiqte me një makinë civile prej disa kilometrash.

Kur ata ndezën dritat blu ajo kishte ndaluar, dhe pranoi se kishte konsumuar alkool edhe pse në mjetin e matjes nuk tregoi përqindje mbi masën e lejuar. Kozlowska raportohet se u kishte thënë oficerëve: ”Nuk kam shumë për të thënë përveçse të kërkoj falje, nuk isha vetvetja”.

“E di që nuk duhet të kisha marrë makinën nën influencën e alkoolit, e di që është e gabuar, nuk isha në gjendje të shëndoshë mendore”.

Prokuroria nis hetimet ndaj ish-presidentit malazez, shkak intervista e Gjukanoviç pas arrestimit të zyrtarëve
Zhvillimi papëlqyeshëm ndodhi kur e reja kishte dalë nga bari në Cheshire, në veri të Britanisë dhe mori makinën e saj Seat Ibiza.

Në gjyqin e çështjes, prokurorja Nicola Parr, tha se Kozlowska kishte bërë disa parakalime të rrezikshme dhe kishte kaluar semaforin kur ishte i kuq, duke u bërë rrezik për aksident madhor.

“Oficerët që e ndiqnin më pas e sinjalizuan të ndalonte dhe ajo e bëri. Sjellja e saj ishte drejtim i rrezikshëm i vazhdueshëm i makinës, aq më tepër në kushte të papërshtatshme moti”.

Kozlorska rrjeshimisht u dënua nga gjykatësi me gjashtë muaj burg, më pas të pezulluar për dy vjet dhe u urdhërua të mos drejtonte automjete per dy vjet, te kryente 300 orë punë komunitare të papaguar, si dhe një program rehabilitimi prej 20 ditësh.

Gjykatësi Peter Hunt i tha: “Vetmë një hap të ndante nga burgu i vërtetë, që këtej e tutje duhet të bësh sjelljen tënde më të mirë, dhe këtu përfshihet të mos prekësh një mjet me motor, për kohën e caktuar”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com