“Zgjerimi i “Frontit Europian” me partitë të pakicave etnike ngushton dallimet dhe zgjeron mundësitë për ti çuar shumë punë përpara”, thotë për PRESSonline, gazetari dhe analisti politik Seladin Xhezairi.

“Uroj që kjo aleancë qëllimmirë të ruaj shëndetin edhe pas presidencialeve e parlamentareve. Nëse do ia dalë, ky ka për të qenë momenti më i ndritur politik i dhjetëvjeçarit. Në të kundërtën, them që ka për të qenë shkurajues për shumëçka. Unë pikërisht këtu e shoh peshën e këtij Fronti. Për shkak se i ngushton dallimet dhe zgjeron mundësitë për ti çuar shumë punë përpara, pa paragjykimet tashmë të njohura në këto anë”, tha Xhezairi për PRESSonline.al

Ai potencon se rrezikimi i të ardhmes evropiane të qytetarëve, si dhe cenimi i statusit të shqiptarëve, janë një kafshatë e madhe për këdo që do tentojë ta kapërdijë.

“Pa paragjykuar, them se do të ishte një lojë tepër e rrezikshme, për këdo që do tentonte ta bëj”, nënvizoi Xhezairi.