Sokol Sinomataj, i cili gëzoi lirinë vetëm pak orë për shkak se u arrestua sërish pasi përfitoi nga amnistia penale, ka dalë sot para togave të zeza. Ai është paraqitur në seancë nën masa të rrepta sigurie ku Gjykata e Vlorës është blinduar nga RENEA.

Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatajt ndërsa ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg me afat 40 dite”.

Vendimi me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e 46-vjeçarit drejt Italisë, pasi Gjykata e Milanos 12 vjet burg për veprat penale te “ organizata kriminale” dhe “ Trafikim ilegal i klandestineve”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë: -Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”,” njoftoi policia pas arrestimit të tij.

Sokol Sinomataj, i njohur ndryshe si “Buzëderri”, u lirua nga qelia më 24 prill pasi përfitoi nga amnistia penale, për t’u arrestuar sërish në Vlorë nga uniformat blu për llogari të shtetit italian.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com