E moshuara Sharon Norton mendoi se do të përballej me një hajdut në shtëpinë e saj rurale në Afrikën e Jugut, por në fakt gjeti një piton. 62 vjeçarja Norton u përball me pitonin e zi që kishte hyrë në kuzhinën e saj teksa kishte besuar se një hajdut kishte ardhur ta grabiste.

Sharon beson se gjarpri kishte ardhur për të ngrënë këlyshët e qenve. Ajo ka pasur më parë 15 këlyshë qeni terrier por tre sulme të tjera nga pitonët kishin vrarë katër prej tyre.

Eksperti i gjarpërinjve tha më pas se pitoni afrikan ishte nga më të mëdhenjtë që kishte kapur ndonjëherë dhe se pensionistja kishte shpëtuar paq, pasi ai mund ta vriste.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com