Më datë 04.08.2024 në ora 21:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.E.(53) nga Tetova. Gjatë bastisjes në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur një sasi e madhe parash, e cila dyshohet se është nga “vjedhja e rëndë” e kryer më datë 02.01.2024 në shtëpinë e A.S.(31) nga Tetova. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit dhe ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës. TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com