Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president, Gordana Siljanovska, në kuadër të fushatës prezantoi programin para banorëve të Kriva Pallankës, ku u zotua se do të punojë vetëm për interesat shtetërore dhe kombëtare.

“Unë ju siguroj se, më mbani për fjale, se do ta bëj atë që është interes shtetëror dhe kombëtarë, se do të sillem në mënyrë evropiane jo me fjalë, por me vepra. Se edhe kur janë europianët në pyetje, me argumente do të kërkoj status të barabartë për këtë shtet të vogël”, tha Gordana Siljanovska, Kandidate për President.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume