Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një projektligj për uljen e moshës së mobilizimit për detyrën luftarake.

Sipas uebfaqes së parlamentit ukrainas, mosha është ulur nga 27 në 25, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.

Ligji u parashtrua për herë të parë në fund të vitit të kaluar, kur presidenti ukrainas tha se ushtria kishte propozuar mobilizimin e deri në 500 mijë ukrainas.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume