Zveçan: Vendosen grafite nacionaliste serbe, shkruhet data dhe dita kur ndodhi sulmi në Banjskë (FOTO)

Zveçan: Vendosen grafite nacionaliste serbe, shkruhet data dhe dita kur ndodhi sulmi në Banjskë
Në Zveçan sot janë vërejtur disa grafite nacionaliste serbe.
“Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe po ashtu është vendosur edhe data 24 shtator kur vitin e kaluar ndodhi edhe sulmi terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
Lidhur me rastin ka folur edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veriun Veton Elshani.
Elshani tha për Klankosova.tv se rasti është duke u hetuar.
“Do të iniciojmë kallëzim penal”, tha Elshani për Klankosova.tv
Krerët e shtetit të Kosovës nuk e kanë përjashtuar një sulm të ngjashëm nga ana e Serbisë, duke u i bërë thirrej BE-së e ShBA-së që Serbia të sanksionohet për veprimin e 24 shtatorit.