Zvicra ka ngrirë asetet ruse me vlerë 5.8 miliardë franga
Zvicra ka ngrirë asetet ruse me vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane ose 5.95 miliardë euro, njoftoi sot Sekretariati Shtetëror i vendit për Çështjet Ekonomike (SECO).
Kjo shifër i referohet vlerës totale të aseteve ruse të ngrira nga Zvicra nga fillimi i luftës në Ukrainë deri në fund të vitit 2023. Vlera e aseteve të ngrira ruse në Zvicër është më e ulët se në fund të vitit 2022, kur ajo arriti në 7.5 miliardë franga zvicerane.
“Vlera e aseteve financiare të ngrira në lidhje me sanksionet kundër Rusisë ishte 5.8 miliardë franga zvicerane më 31 dhjetor 2023. Kjo është 1.7 miliardë franga zvicerane më pak se shifra e raportuar për dhjetor 2022. Përveç kësaj, 17 prona në 7 kantone tani janë të bllokuara”, tha SECO në një deklaratë.
📊Updated figures on financial assets frozen in relation to #sanctions against #Russia:
Decrease of 1.7 billion francs, now totaling 5.8 billion francs, due to valuation losses on securities.
17 properties have now been blocked in 7 cantons.
— SECO (@SECO_CH) April 23, 2024