Me datë 19.05.2024 në ora 20:10 në Departamentin e Policisë-Kamnjan, një grua 37-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj E.Z. Sipas raportit, rreth orës 20:00 në shtëpinë e tyre familjare, pas një debati të shkurtër, vjehrri dhe bashkëshorti i saj B.Z. kanë nisur një përleshje fizike dhe pasi ajo ka tentuar t’i ndajë, ai e ka sulmuar dhe e ka lënduar me një mjet të mprehtë. Personi E.Z. është paraqitur vetë në stacion policorë, ku është ndaluar dhe ndaj tij do të përgaditë kallëzim përkatës. TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com