Shoferi 32 vjeç nga Kërçova ka ndërruar jetë në aksidentin e djeshëm në rrugën magjistrale A2. Nga MPB njoftojnë se edhe pasagjeri në veturën “Touran” ka pësuar lëndime trupore.

“Me datë 20.05.2024 në ora 13:00 në Departamentin e Policisë në Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore A2, afër fshatit “Trapçin Doll”, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Touran” nga Kërçova me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.B. (32) nga fshati Kolibarë i Kërçovës ka dalë nga rruga.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë shoferi A.B. në vendin e aksidentit, ndërsa pasagjeri L.XH. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Kërçovë”, njoftojnë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume