Në Gjykatën Kushtetuese janë zhvilluar sot katër raunde të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

“Asnjë nga kandidatët e propozuar nuk ka marrë shumicën e kërkuar.

Sipas Rregullores, procedura e zgjedhjes përsëritet deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Seanca zgjedhore, siç është paralajmëruar, rifillon nesër në orën 10:00.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume