Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj për anëtarësimin e plotë në NATO.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka deklaruar kështu pasi Kuvendi Parlamentar i NATO-s sot votoi pro dhënies së statusit të Kosovës anëtare të asociuar.

“Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në organizatë”, ka thënë Bislimi.