Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se është i tmerruar nga raportimet se Izraeli vrau dhjetëra persona në Rafah, përfshirë fëmijë të vegjël.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“I tmerruar nga lajmet që dolën nga Rafah mbi sulmet izraelite që vranë dhjetëra persona të zhvendosur, përfshirë fëmijë të vegjël. Unë e dënoj këtë në termat më të ashpër”, shkroi ai në X.

“Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. Urdhrat e GJND-së dhe DNH-ja duhet të respektohen nga të gjitha palët”, shtoi Borrell, transmeton Klankosova.tv.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com