Lidhja Demokratike Boshnjake shprehu mirënjohje për Qeverinë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, që Maqedonia e Veriut është një nga vendet bashkësponsorizuese të Rezolutës për Srebrenicën.

“Lidhja Demokratike Boshnjake mirëpret miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në seancën e OKB-së. Rezoluta përfaqëson simbolikën e rëndësishme dhe përgjegjësinë morale të bashkësisë ndërkombëtare ndaj viktimave të gjenocidit në Srebrenicë në korrik 1995. Miratimi i Rezolutës është shprehje e solidaritetit me familjet e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe mund të shërbejë si bazë për hapat e mëtejshëm drejt drejtësisë, pajtimit dhe ndërtimit të paqes në rajon”, thuhet në kumtesë.