Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani ka reaguar pasi kryeministri sllovak, Robert Fico është plagosur sot.

Osmani tha se është i tronditur për sulmin që u bë ndaj kryeministrit të Sllovakisë duke i uruar shërim të shpejtë dhe njëkohësisht, uroi që rasti të zbardhet sa më parë.

“I tronditur nga sulmi ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico. Duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke shpresuar për qartësi për këtë ngjarje të tmerrshme”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume