Sot në orën 02:04 në SPB Shkup është raportuar se është djegur një veturë “Peugeot” në pronësi të T.Z (60) nga Shkupi dhe një veturë “Renault” në pronësi të A. D. nga Shkupi, të dyja me targa të Shkupit.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet policore nga SPB Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume