Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në rrjetin social facebook ka publikuar një fotografi ku ka shkruar se sot po nis një kapitull i ri në politikën shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
“Sot po nisim një kapitull të ri në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re. Politika e arrogancës, armiqësive, injorimit të qytetarit po i hap rrugë brezit të të ardhmes, politikës së llogaridhënies, dialogut dhe respektit ndaj votuesit. Faleminderit që besuat. Nuk do t’ju zhgënjej!”, ka shkruar Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume