Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, më 08.05.2024 (e mërkurë) në ora 10:00, do e realizojë të drejtën e tij në votim në zgjedhjet e dyfishta, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe në zgjedhjet parlamentare, në fshatin e tij të lindjes Forinë, në vendin e votimit nr.502, në Shkollën Fillore “Forina”.

Pas votimit, Kryeministri Xhaferi do të jep deklaratë për media.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume