REZULTATET E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë anuloi votimin edhe në tre vendvotime, në vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit dhe në vendvotimet 1194 dhe 1202 në Krushevë, pas ankesës së parashtruar grupore nga VMRO – DPMNE.
Pas numrimit të përfunduar për vendvotimin 1272 në Ohër, Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se u konstatua se procesverbali nuk është plotësuar në mënyrë të rregullt, ka edhe korrigjim në pjesën e votuesve të futur në mënyrë manuale.
“Bëhet fjalë për disa persona që janë nënshkruar për të gjithë personat. Keni 20 herë D.M., keni nënshkrime të ngjashme të gjithë, 3 – 4 nënshkrime janë në gjithë certifikatën e listës zgjedhore, nëse kjo nuk është simptomatike, atëherë nuk e di se çfarë është simptomatike” – tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
Ankesa u miratua me një votë kundër, nga nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, e cila tha se numri i votuesve përputhet me numrin e nënshkrimeve.
“Një anëtarë edhe pse nuk është ekspert të propozojë se nënshkrime janë të njëjta derisa në pajisjen e identifikimit të votuesve, shihet qartë se kanë votuar cilido numër qoftë. Nëse mungon diçka do të konkludojmë, por sa i përket pjesës së nënshkrimeve ne veç më kemi identifikim të votuesve me identifikim biometrik” – tha Ditmire Shehu.
Kujtojmë se, gjatë ditës së djeshme, KSHZ, vendosi që të përsëritet votimi në vendvotimin 2102 në Komunën e Zhelinës.
VLEN pretendon se pas rivotimit mund të fitojnë edhe një mandat deputetësh.
Partitë politike që konstestojnë vendimin e KSHZ-së, mund të ankohen në Gjykatën Administrative. Kjo Gjykatë duhet të vendos sipas ankesave në afat prej 48 orëve.
Një pjesë e mediave njoftojnë se rivotimi eventual mund të bëhet më 22 maj.