Pak orë më parë, skuadra e Juventusit njoftoi se e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Masimiliano Allegri.

Shkarkimi i tij erdhi pas një mledhje urgjente që e patën drejtuesit e klubit me trajnerin.

Vendimi erdhi pas një reflektimi të thellë që përfshiu edhe sektorin ligjor.

Klubit nuk i pëlqeu sjellja e menaxherit ndaj gjyqtarëve dhe drejtuesve dhe shtypit në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Atalantas.

Ai largohet si një nga trajnerët më të suksesshëm të Juventusit të të gjitha kohërave.

Trajner i përkohshëm i Juventusit deri në fund të sezonit do të jetë Paolo Montero.

Ai do ta udhëheq ekipin përballë Bolognas në udhëtim të hënën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume