Lorik Cana pozicionohet kundër iniciativës për organizimin e përbashkët të kampionatit evropian të 21-vjeçarëve në vitin 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ish-kapiteni i kombëtares, imazh i fortë i kuqezinjve për shumë e shumë vite, komentoi për herë të parë për Tring Sport debatin e fortë që ka krijuar në opinionin publik kandidatura e përbashkët e FSHF me Federatën Serbe të Futbollit për të organizuar një event të tillë kaq të rëndësishëm.

Për Canën, ky nuk është momenti i duhur, pasi së pari duhet të kalohen disa procese të normalizimit të marrëdhenieve mes dy vendeve.

“Më duket e nxituar. Pa u kaluar disa procese të normalizimit të marrëdhënieve është shumë e vështirë që të ketë organizime të përbashkëta pavarësisht qëllimeve të mira që ka Federata. Për momenti nuk më duket hapi i duhur”, u shpreh Lorik Cana për Tring Sport.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume