Kryeministri i Izraelit Benyamin Netanyahu autorizoi sot ekipin negociator të paraqiste një skemë për të arritur lirimin e pengjeve.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit izraelit, sipas së cilës “lufta nuk do të përfundojë derisa të arrihen të gjitha masat dhe objektivat e nevojshme.

Duke përfshirë kthimin e pengjeve dhe eliminimin e militantëve dhe qeverisë së Hamasit”.

“Skema e propozuar nga Izraeli, duke përfshirë tranzicionin e kushtëzuar nga një fazë pas hapi i lejon Izraelit të ruajë këto synime,” thuhet në deklaratë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume