Portieri në formë i Real Madridit, Andriy Lunin nuk pritet të udhëtojë me skuadrën në Londër gjatë ditës së nesërme.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Kjo pasi portieri ukrainas është infektuar me virusin Influenza B, dhe kështu Real Madridi ka vendosur të mos rrezikojë infektimin e pjesës tjetër të skuadrës
Lunin do të udhëtojë për në kryeqytetin anglez tek ditën e premte, një ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

25-vjeçari ishte faktor kyç në kualifikimin e “Los Blancos” për në finalen e “Wembleyt”, duke treguar paraqitje të mira ndaj Leipzig, Manchester City e Bayern Munchen.

Portieri ukrainas ka 31 paraqitje me Real Madridin në të gjitha garat këtë edicion, duke e mbajtur portën e paprekur në 12 raste.

Lunin është pjesë e madrilenëve që nga viti 2018, derisa ka kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com