Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar një mesazh urimi në gjuhën maqedonase Gordana Siljanovska Davkovës me rastin e fitores së saj në zgjedhjet presidenciale.

“Një faqe e re po hapet me miqtë tanë maqedonas.

E mirëpres përkushtimin e guximshëm të Stevo Pendarovskit dhe i dërgoj urimet e mia të përzemërta Gordana Siljanovska Davkovës për zgjedhjen Presidente.

Franca mbetet në anën e Maqedonisë së Veriut për ta shoqëruar atë në reformat dhe të ardhmen e saj evropiane”, ka shkruar Macron përcjell “Fokus”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume