Qëndrimet e BE-së dhe NATO-s, por edhe reagimet e brendshme në Greqi, respektivisht pozitat e partive opozitare dhe gjithsesi të Qeverisë lidhur me Marrëveshjen e Prespës edhe më tej janë në fokus të mediumeve greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Gazeta “Katimerini” në tekstin e quajtur “Athina e pret Qeverinë e re në Shkup” e transmeton qëndrimin e Qeverisë aktuale greke se shteti ka kontinuitet dhe se krahas mosmarrëveshjeve të tyre para se të votohet Marrëveshja nga Prespa, tani e respektojnë.
Gazeta thekson se hapi i ardhshëm që pritet është formimi i Qeverisë te ne në fund të majit, kur të prezantohet programi “që do të tregojë ku shkojnë fqinjët”.