Një person është therë me thikë sot në Orllan të Podujevës.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa po intervistohen tre persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rast.

“Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë) është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume