Në Podujevë një grua është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur dhe të njëjtës i është vjedhur një zinxhir i arit me vlerë prej 500 euro.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima kishte pranuar edhe tretman mjekësor.

Derisa, rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i pa njohur dhe më pas me forcë i kishte marr një zinxhir të arit me vlerë 500€. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.