Medai Shaholli

Këto ditë nga qytetarët e shumtë të “Severnës” shtrohet natyrshëm pyetja përse VLEN-i me 14 mandate dhe jo Fronti Europian me 18 mandate, u ftua nga mandatari i ri Micko në formimin e qeverisë së re?
Kjo pyetje e ka një përgjigje të thjeshtë, pasi nuk ka një rregull të shkruar që përcakton fituesin me fituesin nga të dya kampet për fofmimin e qeverisë.

Fituesi që ka më shumë mandate në zgjedhje e fton atë subjekt që dëshiron nga kampi tjetër, qoftë ky edhe si subjekt me më pak mandate sesa fituesi i atij kampi, siç është rasti me VLEN-in këtë radhë ku edhe pse ka më pak mandate sesa Fronti janë ftuar ata në qeverinë e koalicionit dhe jo Fronti.

Pra, i takon mandatarit nga subjekti që ka fituar më shumë mandate të bëjë koalicion me cilindo subjekt që ai e sheh të arsyeshme se ia vlen ta ftojë në ekipin e tij.

Në këtë rast përgjegjësinë e hyrjes në qeverinë e koalicionit e kanë marrë vlenistët siç thonë ata për ta bërë ndryshimin.
Cili do të jetë ndryshimi i shumëpërfolur nga vlenistët, pritet për t’u parë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes, ku e presin sfida të rënda përballë bashkësisë ndërkombëtare me kërkesën për ndryshimet kushtetuese si kusht për hapjen e negociatave me BE-në.

Ndërsa kushti për futjen e bullgarëve në preambulë po bëhet si e domosdoshme, çeshtja e fshirjes së nofkës shqiptare të 20% ka ngelur si një kujtim i hidhur nga vlenistët pas deklarimit të kryekomitit Micko se nuk ka kushte nga VLEN-i për hyrje në qeverinë e re, sepse siç tha ai nuk pranon ultimatume si nga brenda dhe as nga jashtë.

Ndaj, le të shohim sesi do të bëhet “Ndryshimi” mes komitëve dhe vlenistët në vitin e parë të bashkëqeverisjes së tyre, apo do të ishte vetëm një premtim pa mbulesë dhe një demagogji për të kapur majat e pushtetit.