Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.

Pjesë e kësaj liste nuk janë disa futbollistët, ndër ta edhe Myrto Uzuni.

Mungesa e tij në këtë listë, ka bërë bujë të madhe, pasi ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e Kombëtares si dhe ja pasur sezon të mirë me ekipin e Granadas.

Me ekipin spanjoll, Uzuni ka shënuar 11 gola këtë edicion në La Liga.

E pikërisht, Granada ka reaguar me mosftesën e futbollistit të tyre, duke i ofruar mbështjetje nëpërmjet një postimi me një fotografi ku shkruhej: “Gjithmonë për Myrton”.

Shqipëria do të jetë në grupi B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.