Traileri’ i filmit të ri nga Disney, “Descendants: The Rise of Red!” ku luan edhe Rita Ora është publikuar.

Ora shfaqet si Mbretëresha e Zemrave në ‘trailerin’ e filmit të ri muzikor dhe fantastik “Descendants: The Rise of Red!”, i cili po vjen në Disney+ dhe Disney Channel.

Filmi është i katërti i serisë që ndjek fëmijët e personazheve nga filmat klasikë të Disney-t.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ‘trailerin’ e filmit, duke shkruar: “Thuani përshëndetje Mbretëreshës së Zemrave në ‘Descendants: The Rise Of Red’ të Disneyt. Mezi prej që ju të gjithë ta shihni në Disney Plus më 12 korrik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume