Ministria e Punëve të Brendshme ruse lëshoi një urdhër-arrest për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Volodymyr Aleksandrovich Zelensky, 25 janar 1978. Në kërkim sipas nenit të Kodit Penal”, thuhet në bazën e të dhënave në ueb-faqen e ministrisë.

Nuk u specifikua arsyeja për të cilin u lëshua urdhri i arrestit për liderin ukrainas, shkruan skynews.

Baza e të dhënave rendit gjithashtu vendin e lindjes së personit të kërkuar, qytetin e Kriviy Rih në rajonin e Dnipropetrovsk. Është publikuar edhe një foto e liderit ukrainas, e realizuar para se Rusia të nis pushtimin e Ukrainës.

Rusia gjithashtu ka lëshuar një urdhër për Valery Zaluzhny, ish-komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

Kujtojmë se në mars të vitit të kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Hagës lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin.

Gjykata e Hagës ka lëshuar një urdhër arresti për 71-vjeçarin me dyshimin se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve dhe transferimin e paligjshëm të njerëzve nga territori i Ukrainës në Federatën Ruse.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com