Forcat ruse filluan sulme me dronë në dy objekte energjetike në Ukrainë gjatë natës së premte, sipas operatorit të rrjetit të vendit Ukrenergo.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Nuk ka pasur viktima dhe nuk është ndërprerë energjia për klientët, ka shkruar kompania në Telegram.

Ajo nuk tha se cilat objekte u sulmuan, por tha se ato janë në rajonet lindore dhe qendrore, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj sistemeve energjetike të Ukrainës muajt e fundit.

Analiza e të dhënave nga Ukrenergo tregon në mars 2024, mesatarisht 889 mijë ukrainas ishin pa energji në çdo ditë të caktuar – numri më i lartë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com