Deputeti Sali Murat nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, pjesë e Frontit Europian, mohon deklaratat e fundit të Izet Mexhitit nga VLEN, i cili mbrëmjen e djeshme duke aluduar në deputetët turq në Front, tha se 3-4 deputetë “me një këmbë janë pjesë e shumicës së re”, përcjell TV21. Murat për TV21 thotë se bisedime për të kaluar në shumicën e re nuk ka pasur dhe nuk ka nevojë të ketë.

Në lidhje me: Mexhiti: Nga 18 deputetë të Frontit, 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re

“Ne jemi pjesë e Frontit Europian dhe ngelemi në Frontin Europian. Gjithçka tjetër është spekulim. Bisedime të tilla nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk ka nevojë të ketë. Ne jemi fitues në Frontin tonë dhe duhet të respektohet vullneti. VLEN duhet të përgjigjet në deklaratat e tyre nacionalistike se votat e tyre janë të pastra. Çfarë do të thotë kjo, se tonat nuk janë të pastra? Turqit, romët, boshnjakët, nuk jemi ne qytetarë të këtij shteti?”, tha mes tjerash Murat për TV21.