Dje (21-maj) nga ora 08.00 deri në orën 20.00 në zonën e SPB Tetovë, është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, me të cilat u zbuluan gjithsej 12 shoferë (TE-8 dhe GV-4) për tejkalimin e shpejtësisë së përcaktuar jashtë vendbanimit. Gjatë kontrollit gjithashtu janë sanksionuar edhe 54 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-34 dhe GV-20). Për shoferët shkelës janë hartuar parashtresa të parashikuara me ligj.TS