Trajneri i AEK Athinës, Matias Almeyda u përfshi në një përleshje të ashpër pasi skuadra e tij u mund në derbi ndaj PAOK. AEK u mund 3-2 në një ndeshje me mjaft rëndësi në garën për titullin kampion. Kjo ishte arsyeja që situata u tensionua më pas.

Almeyda u pa mjaft i acaruar ndërsa disa persona tentuan që ta ndalnin atë. 50-vjeçari shtyu futbollistin e tij, Sergio Araujo, si edhe një zëvendësues dhe më pas vazhdoi të përballej me një numër njerëzish, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Lojtari i PAOK, Tajson si edhe disa anëtarë të tjerë të stafit teknik të AEK, u përpoqën që ta ndalnin atë, por nuk ia dolën pasi ai u largua dhe kapi një person tjetër nga qafa. Në vazhdim, tekniku u largua nga përplasja dhe tensioni u ul.

Sipas mediave greke, personi që 50-vjeçari kapi nga fyti ishte një zyrtar që punonte për Drejtorinë e Parandalimit të Dhunës Sportive. Pas takimit, Almeida tha se kishte kërkuar falje për këtë sjellje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume