Shkruan: Medai Shaholli

Dje nga portali “Tetova Sot” u bë e ditur se “Presedatellka e sapo zgjedhur e drzhavës Severna” Gordana Siljanovska, ka fshirë krejtësisht gjuhën shqipe nga faqja e Presidencës!

Me këtë veprim të njëanshëm “presedatellka” Siljanovska, dëshmoi përkushtimin e saj shoven të mbajtjes dhe ruajtjes së supremacisë së gjuhës së vetme maqedonase në Presidencë.

Kësisoj, “Presedatellka” e drzhavës Severna” me këtë gjest promovoi ndjenjat e saja shovene duke fshirë gjuhën shqipe nga faqja zyrtare e Presidencës, akoma pa u tharë boja e nënshkrimi të saj si zonja e parë e vendit.

Shfaqje të tilla të shovinizmit dhe të antishqiptarizmit nuk na befasojnë, sepsa ato janë pjesë e arsenalit luftarak të komitëve ndër vite kundër shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike den baba den.

Ja si ia kthen “Presedatellka” Gordana mirënjohjen gjithë atyre shqiptarëve naivë që votuan në turin e dytë për të si Presidente!

Ky është vetëm një fillim i vështirë, shpresa për ndryshim nuk duket asgjëkundi!