Shkarkohet drejtori i Klinikës universitare të toksikologjisë në Shkup, Danill Petrovski. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar vetë Petrovski.

Ai tha se nuk është i befasuar, sepse ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri tashmë e ka paralajmëruar shkarkimin e tij. Për shkarkimin nga funksioni, Petrovski e ka mësuar sot nga punonjësit e Klinikës së toksikologjisë.

Petrovski ka qenë drejtor i Klinikës së toksikologjisë nga 15 dhjetori deri më sot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume