Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Satibaldi Burshakov.

Ministri Osmani shprehu kënaqësi për vendimin e sjellë për hapjen e Ambasadës së Kazakistanit në Shkup, duke thënë se ky veprim do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve bilaterale dhe diskutuan mbi potencialin për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të përgjithshëm, me theks të veçantë në mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, turizmit, kulturës dhe arsimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume